Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ky është viti i katërt i humbur në investime kapitale, dhe se janë shpenzuar 325 milionë euro nga 913 milionë të parapara në buxhet, shkruan Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, ka thënë se realizimi është i ulët në disa ministri, dhe një gjë e tillë tregon dështimin e Kurtit për mbikëqyrjen e punës së ministrave.
Postimi i plotë:
I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale
Në periudhën 9-mujore, realizimi është vetëm 36%. Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet.
Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave.
Ja disa ministri me realizim shumë të ulët:
– Ministria e Industrisë 4%;
– Ministria e Drejtësisë 4%;
– Ministria e Financave 7%;
– Ministria e Bujqësisë 7%;
– Ministria e Arsimit 16%;
– Ministria e Ekonomisë 16%;
– Ministria e Shëndetësisë 19%;
– Ministria e Brendshme 20%;
– Ministria e Kulturës 34%;
Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore.