×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti vlerëson angazhimin e Ipeshkvisë për respektimin e masave kundër COVID-19

    Reporteri
    20 Korrik 2020 | 18:24

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti priti sot Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në vend, veçmas për pasojat e pandemisë Covid 19 dhe për pakon e rimëkëmbjes ekonomike.


    Duke e falënderuar Ipeshkvin Gjergji për vizitën, kryeministri Hoti e vlerësoi rolin e Kishës Katolike të Kosovës për të gjitha proceset historike nëpër të cilat ka kaluar vendi.

    “Harmonia dhe bashkëpunimi i ngushtë i bashkësive fetare të vendit ka krijuar përherë një frymë të veçantë dashurie, mirëkuptimi e tolerance ndërmjet etnive dhe besime të ndryshme në Kosovë”, tha Kryeministri Hoti.

    Ai gjithashtu e vlerësoi angazhimin e Ipeshkvisë së Kosovës dhe të gjitha famullive të saj për respektimin e masave të kufizimit të lëvizjes dhe të ceremonive fetare, të cilat janë ndërmarrë si kusht i domosdoshëm për ruajtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia Covid 19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!