×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier betohet si ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë

    Reporteri
    30 Dhjetor 2021 | 12:47

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se Jeffrey Hovenier është betuar të martën si ambasador i ri në Kosovë, para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland.

    “Të martën, Jeffrey Hovenier është betuar para Nënsekretares amerikane të shtetit, Victoria Nuland, si Ambasador i ri i Sheteve të Bashkuara në Kosovë. Po presim arritjen e tij”, thuhet në postimin e ambasadës

    Javë më parë, Senati amerikan ka konfirmuar Jeffrey Hovenier për ambasador në Kosovë.

    Hovenier është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan që ka qenë pjesë e stafit të të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës.

    Në qershor të vitit 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e pati dekoruar diplomatin Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

    “Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, pati thënë atë kohë Hovenier.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!