Zëvendësndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit nga Byroja për demokraci, të drejta të njeriut dhe punë, Nicole Chulick është pritur nga ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.
Ambasada amerikane ka njoftuar se Chulick gjatë vizitës së saj do të përqendrohet në çështjet kritike për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës, përcjell gazeta online Reporteri.net.
“Gjatë vizitës së saj, DAS Chulicku do të fokusohet në çështje kritike për marrëdhëniet tona dypalëshe, duke përfshirë të drejtat e pakicave dhe të drejtat e njeriut në Kosovë”, ka shkruar ambasadori amerikan në Facebook.
Chulicku është pritur në takim nga presidentja Osmani, ndërsa me kryeministrin Kurti pritet të takohet në orën 14:30.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.