Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka mbledhur për drekë në rezidencën e tij “Ekipin e Unitetit”, që ka qenë ekipi negociues i Kosovës në Vjenë, negociata këto që i kanë paraprirë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Hovenier ka publikuar një fotografi të përbashkët me Enver Hoxhajn, Ardian Gjinin, Agim Çekun, Fatmir Sejdiun, Skënder Hysenin, Lutfi Hazirin dhe Blerim Shalën.
Aty i ftuar ka qenë edhe Kai Sauer, i cili ka qenë ish-këshilltar i Ahtisarit gjatë procesit të negociatave të Vjenës, që kanë pasur shpalljen e pavarësisë së Kosovës, derisa aktualisht është nënsekretar i Finlandës për Punë të Jashtme dhe Siguri.
Në postimin e bërë, Hovenier ka treguar se kanë biseduar për punën gjatë viteve 2006-2007 në Kosovë.
“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar diplomati amerikan.
Theksojmë se edhe në fund të muajit maj po të këtij viti, ambasadori i kishte pritur në rezidencë “Ekipin e Unitetit” ku ishte diskutuar për të ardhmën e Kosovës./Reporteri.net/
Delighted to host a lunch today for Ambassador Kai Sauer, Under-Secretary of State – Foreign & Security Policy @Ulkoministerio #Finland ?? and members of Kosovo’s 'Unity Team.' We discussed our collective work in 2006-07 & our commitment to Kosovo’s continued success. pic.twitter.com/Ffo4nv1nJq
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 5, 2022