×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan

    Hovenier “ia bën tag” O’Brien-it: Kosova demonstroi përkushtim duke çuar përpara çështjen e pronave të Manastirit

    Reporteri
    13 Mars 2024 | 16:57
    Nga arkiva: Ambasadori Jeffrey Hovenier, presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti në selinë e Ambasadës

    Ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kurti i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

    Ai ka thënë se e vlerëson këtë vendim, për të cilin shtoi se e demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

    Hovenier ka përsëritur deklaratën e emisarit amerikan Escobar se vendimi i sotëm është “hap i domosdoshëm”.

    Ambasadori amerikan i ka falënderuar liderët kosovarë për përpjekjet për ta çuar përpara këtë çështje, derisa në fund ia ka bërë ‘tag’ ndihmëssekretarit Jim O’Brien.

    “E vlerësoj vendimin për të çuar përpara regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit- duke demonstruar përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit. Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe falënderojmë liderët kosovarë për përpjekjet e tyre për ta çuar këtë përpara”, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!