Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka konfirmuar se javën e ardhshme në Kosovë do të vij për vizitë zyrtare, Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar.
Përmes një shkrimi në Twitter, Hovenier ka thënë se mezi pret vizitën e Escobarit në Kosovë, ndërsa ka zbuluar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është një nga arsyet e vizitës, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.
“Unë dhe ekipi im mezi presim që ta mirëpresim Përfaqësuesin Special, Escobar në Kosovë javën e ardhshme. Progresi në dialogun e lehtësuar nga BE-ja mbetet mënyra më e mirë për t’u siguruar që udhëheqësit e Kosovës të mund t’i mbajnë premtimet për qytetarët dhe që Kosova të njihet e ta marrë vendin e saj të merituar si udhëheqëse botërore”, ka shkruar Hovenier. /Reporteri.net/
My team & I look forward to welcoming Special Representative Escobar to Kosovo next week. Progress on the EU-facilitated Dialogue remains the best way to ensure Kosovo leaders can deliver for citizens & Kosovo is recognized & takes its rightful place as a world leader. https://t.co/38YnIcF7hL
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 26, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.