Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është shprehur krenar me përpjekjet amerikano-kosovare për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave, shkruan Reporteri.net.
Diplomimi i grupit ukrainas ishte iniciativë e përbashkët mes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandës Evropiane të SHBA-së.
“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që e dëshmojmë këtë përpjekje të SHBA-së dhe Kosovës për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar Hovenier në “X” të enjten.
Today the first group of Ukrainian National Police and State Emergency Services graduated from a joint U.S. European Command and Kosovo Security Forces training initiative on safe removal of mines and unexploded ordnance devices. Proud to witness this 🇺🇸 🇽🇰 effort to keep… pic.twitter.com/IY6BlXhvfF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 11, 2024
Në ceremoni mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.