Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zhvilloi takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani.
Hovenieri tha se SHBA-ja është kontribuues i rëndësishëm në misionin e NATO-së në Kosovë dhe sipas tij mbeten të përkushtuara ndaj tij, duke siguruar mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke promovuar stabilitet në rajon.
Mandati i Hovenierit përfundon së shpejti, teksa ka paralajmëruar se pas përfundimit të misionit të tij në Kosovë, ai do të pensionohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.