×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier në Bllacë: 23 vjet më parë shumë kosovarë u kthyen në shtëpi, NATO solli stabilitet

    Reporteri
    12 Qershor 2022 | 15:04

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier po merr pjesë në në manifestimin qendror “Nga Eksodi në Liri” te Treni Muze, në Bllacë të Hanit të Elezit, i cili organizohet me rastin e shënimit të 23-vjetorit të Ditës së Paqes.

    Hovenier ka shkruar se është i nderuar me festimin e kësaj dite, ndërsa kujftoi se 23 vjet më parë NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin.

    “I nderuar për të festuar sot Ditën e Paqes në kufirin e Maqedonisë së Veriut/Kosovës, përkrah zyrtarëve të Kosovës dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik. 23 vjet më parë këtu, shumë kosovarë u kthyen në shtëpi. NATO-ja solli stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe rajonin”, shkroi ambasadori amerikan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!