×
  • Lajme
  • Lajme / Ambasadori amerikan

    Hovenier në takim lamtumirës më ministren e jashtme, vizitojnë kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 17:19

    Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka takuar sot për takimin lamtumirës, kryediplomaten kosovare Donika Gërvalla-Schwarz.

    Hovenier ka njoftuar se bashkë kanë vizituar edhe kompleksin memorial të Jusuf e Bardhosh Gërvallës në Dubovik të Pejës.

    “Ishte privilegj të bashkohesha me Zëvendëskryeministren dhe Ministrin e Jashtëm Gervalla-Schwarz në kompleksin përkujtimor të babait dhe xhaxhait të saj, Jusuf dhe Bardhosh Gervalla, në Dubovik për takimin tonë lamtumirës. Diskutuam progresin që ka bërë Kosova gjatë mandatit tim këtu dhe përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për avancimin e rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Hovenier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!