Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier ka reaguar pas anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Hovenier ka përmendur partneritetin e ngushtë SHBA-Finlandë në Kosovë.
“I urojmë mirëseardhje aleatit tonë më të ri, Finlandës. Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it” ka shkruar Hovenier, përcjell Reporteri.net.
Tutje Hovenier ka thënë që “Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë”
Finlanda sot është bërë anëtarja e 31-të e NATO-s pasi Turqia është e fundit që pranoi kërkesën e saj për anëtarësim muajin e kaluar.
Finlanda dhe Norvegjia aplikuan për anëtarësim pas fillimit të agresionit në Ukrainë nga Vladimir Putin.
Para Finlandës pjesë e NATO-s ishte bërë Maqedonia në vitin 2020./Reporteri.net./
Postimi i plotë:
Congratulations and welcome to our newest ally ??. The U.S. and Finland have long been close partners in Kosovo, including as part of @NATO_KFOR. Looking forward to deepening our partnership. #WeAreNATO #StrongerTogether https://t.co/egGK7E0nf7
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 4, 2023