×
  • Lajme
  • Lajme

    Hovenier: ShBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    09 Qershor 2022 | 9:23

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të enjten, ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për vizitën në Kosovë.

    Në një postim në Twitter, Hovenier, ka shkruar se ShBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

    “Faleminderit Nikos Dendias për diskutimin e shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. ShBA-ja dhe Greqia mbesin partner të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

    Ndërsa, ministri grek, të mërkurën mbrëma ka njoftuar se është takuar me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë si dhe Ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

    Në këto takime, ai ka thënë se diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

    “U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT – fokusuar në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dendias në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!