Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës.
Ai ka deklaruar se SHBA do të vazhdojë të qëndrojë me popullin e Kosovës që të zë një vend në institucionet evropiane dhe euroatlantike, shkruan Reporteri.net.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është vendimtar për zhbllokimin e së ardhmes së Kosovës. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin e Kosovës për të realizuar një nga prioritetet tona kryesore, të përbashkëta: sigurimin që Kosova të zë vendin e saj të merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.
Edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka theksuar se SHBA-të e mirëpresin dhe e mbështesin këtë marrëveshje.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u pajtuan që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Blinken përgëzon Kurtin dhe Vuçiqin për marrëveshjen: Do të shpejtojë rrugën drejt BE-së