Në këtë javë ndodhën reagime të shumta, pas shpërndarjes që ambasadori ksovar në Francë, Qëndrim Gashi, i ka bërë karikaturës së Profetit Muhamed.
Hoxha Drilon Gashi thotë se ambasadori Gashi ka gabuar, i ka prekur ndjenjat e myslimavëve, andaj duhet të japë dorëheqje morale.
“Ambasadori ishte doktor i shkencës dhe duhet ta çmojmë, ajo çka ka bërë mbetet në qëllimin dhe nerën e tij. Nuk jam Zot me gjykuar, sepse shumica e veprave gjykohen në bazë të qëllimit. Ndoshta ai mund të arsyetohet pse e ka bërë retwet (rishpërndarë) lajmin. Ambasadori duhet të ishte më i matur, sepse pasqyron shtetin e Kosovës me shumicë myslimane dhe me i prek ndjenjat e popullit. Ka bërë gabim, faj, u dasht me kanë më i matur, duhet të dorëhiqet, varet prej qëllimit dhe ndërgjegjes së tij. Nëse e ka bërë me qëllim me fyer Profetin Muhamed, edhe sipas meje duhet të japë dorëheqje morale, nëse kërkon falje dhe se qëllimi i tij nuk ka qenë kjo, nuk po them me japë dorëheqje me çdokusht”, thotë Gashi në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai shton se ambasadori duhet me qenë më i matur herëve të tjera.
“Shumica e popullit janë sikur ato delet e buta, që një prej tyre mund të qëllon edhe ndonjë dash që mundet me të kërcënu, e me të vra”, thotë Gashi.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.