Mësuesit të historisë nga Franca, Samuel Paty, iu pre koka më 16 tetor, jashtë shkollës së tij në periferi të Parisit verior nga një 18-vjeçar ( i cili më pas u qëllua për vdekje nga policia), pasi u tregoi nxënësve të tij karikaturat e Profetit Muhamed, në një orë për lirinë e shprehjes.
“Çdo njeri që ka ndërgjegje në shpirtin e tij e cilëson si vepër makabre, dhe nuk mund të arsyetohet me asnjë ligj, me asnjë Kushtetutë, me asnjë fe”, ka thënë Gashi në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai thotë se Kurani i dënon aktet e tilla, dhe këtë e ka bërë gjatë gjithë jetës edhe Profeti Muhamed.
“Hiç më pak se me ajetet e Kuranit (edhe pse disa njerëz janë të prirur që ajetet e Kuranit me i lexu mbrapsht), por Kurani fillim e marrim i dënon aktet e tilla. Vet profeti Muhamed, i ka dënuar gjatë jetës së tij që janë bërë në emër të islamit. Edhe sot po të ishte gjallë, do të distancohej për vepra të tilla.
Hoxha shton më tej se edhe pse për 20 vjet Profeti Muhamed është persekutuar e është përndjek nga shtëpia, ai prapë fali.
“Gjatë jetës së tij e kanë sha, fy, i kanë thënë je magjistar, e kanë përndjek prej shtëpisë së tij, është dasht me emigru në Medinë, megjithatë kur muslimant u bën shumë dhe u kthye në shtëpinë e tij, dhe ata që e kishin persekutuar për 20 vite, nuk u hakmor ndaj tyre, por i fali. Porofeti Muhamed ishte rahmet për botë”, tha Gashi.
Ai thotë se një vepër të tillë nuk e përkrahë islami.
“Kjo vepër është anti islame dhe islami e kundërshton, nuk mundet me përkrahë një vepër të tillë, jashta ai që e ka veshur petkun e islamit dhe ka hy në islam me bërllogun e tij shtazarak”, ka deklaruar ai.
/Reporteri.net/.