×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Drilon Gashi: Nuk duhet ta mallkojmë ISIS-in

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 15:35

    Hoxha nga Peja, që së fundmi u përjashtua nga BIK, e ka dhënë një qëndrim mjaft jokonvencional lidhur me ISIS-in.


    Ai e ka quajtur ISIS-in si pasqyrën më të pastëqr me të cilën, siç thotë ai, duhet të shohin veten myslimanët, shkruan Reporteri.net.

    Drilon Gashi thekson se nuk duhet të mallkohet ISIS-i, por ato libra, mullaha dhe ideologji që e prodhuan këtë organizatë terroriste.

    “ISIS-i është pasqyra më e pastërt. Ne myslimanët duhet ta shohim vetën me pasqyrën e ISIS-it. Nuk duhet ta mallkojmë ISIS-in, por ato libra, mullaha dhe ideologji që prodhuan ISIS-in!”, ka thënë Gashi.

    Ndryshe, Drilon Gashi shquhet për qasjen e tij të pazakontë për një hoxhë, pasi ai pranon shumëçka që të gjithë hoxhallarët e tjerë të BIK-ut e kundërshtojnë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!