Hoxha Ekrem Avdiu ka thënë se Kosova ka përkatësi të lartë myslimane, dhe për këtë nuk ka askush pse të rrudhet.
“Nuk kemi pse rrudhemi kompleksohemi prej kësaj gjëje. A është Kosova vend islam, nuk është, por a është shumica e popullatës myslimane, është, dhe këtë e dijnë partnerët ndërkombëtarë, nuk e fshehin dhe me tepër komoditet se ne e pranojnë këtë fakt”, ka thënë hoxhë Avdiu në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se islami është pasuri.
“Ti si musliman je i pranuar kështu si je, dhe nuk kemi pse ndihemi keq, islami është pasuri, të jesh evropian musliman është pasuri e madhe”, ka deklaruar ai.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.