×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Fatmir Latifaj: Kur e lexova shkrimin e Kadri Veselit une kajta, aktakuza ndaj tyre është Made in Serbia

    Reporteri
    08 Korrik 2021 | 22:22

    Në familjen e Kadri Veselit po vazhdon pritja dhe përciellja e mysafirëve në të pame.


    Shumë qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës, po shkojnë në shtëpinë e Veselit në lagjen Bair të Mitrovicës, për ta ngushëlluar familjen për vdekjen e Fazli Veseli, babit të ish kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

    Në mesin e shumë mysafirëve, sot ishte edhe Hoxha Fatimir Latifaj, bashkë me kolegun e tij Ekrem Avdiu.

    Gjatë fjalimit të hoxhës së Shipolit, ai u shpreh i emocionar nga shkrimi i Veselit kushtuar prindit të tij, që kishte parë sot nëpër media.

    Ndërsa për aktakuzën e ngritur nga Gjykata e Hagës, Latifaj shihet duke thënë se ajo është Made in Serbia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!