×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha i Vushtrrisë i reagon Qeverisë Kurti: Vendosja e flamurit të LGBT mëkat, ata janë terrorista!

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 17:17

    Organizata CSGD, nga komuniteti në fjalë, ka kërkuar zyrtarisht që për 17 maj, kjo ndërtesë të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, e të cilat i përfaqësojnë ndërkombëtarisht.


    Por, vendosja e këtij amuri s’i ka pëlqyer aspak imamit të Vushtrrisë, Bedri Halili ai madje në një ligjeratë të mbajtur sot, ka kritikuar këtë veprim, derisa ka thënë se është mëkat, e së ky komunitet janë të prisht dhe të degjeneruar, transmeton Indeksonline.

    “Qeveria pranon të vendos amurin e LGBTI-së në ndërtesën e Qeverisë, edhe pse në kohën e kësaj epidemie. Është edhe mëkat edhe gjynaf, degjenerim dhe terrorizëm, që amuri i këtyre grupeve të terroristëve, ekstremistëve, njerëzve të prisht të vihet amuri të vendoset në ndërtesën e shtetit.

    Është derdhë gjak i madh, për fenë e kombit tonë,për të drejtat tona kombëtare e fetare e njerëzore, për lirinë tonë, të vendoset amuri i liqt i prisht i njerëzve të prisht që shkatërron fenë, atdheun, shtetin, njerëzimin.

    Janë njerëz që i kanë kaluar të gjithë kujtë të së keqës.

    Kjo quhet jo kulturë, jo njerëzore”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!