Hoxha kosovar, Drilon Gashi, ka reaguar pas tërmetit tragjik që ka ndodhur në Shqipëri.
Gashi përmes Facebook ka pyetur se a është Zoti krijues i së keqes ndërsa ka shtuar se termeti është mungesa e mos unitetit dhe harmonisë me Zotin.
“Si rrjedhojë, termeti nuk është vepër e keqe nga ana e Zotit, por thjeshtë mungesë e stabilitetit dhe qetësisë së tokës për disa momente. Në këto sprovime pa dyshim se ka urtësi dhe kompensim hyjnor për besimtarët durimtarë”, ka shkruar ai.
Publikimi i plotë:
A është Zoti krijuesi i të keqës?!
#Teori filozofike:
E keqja, dhimbja, vuajtja, termeti… nuk kanë ekzistencë reale të vërtetë. Ato paraqesin vetëm mungesë dhe mos unitet dhe harmoni me Zotin, ashtu si errësira e cila është thjeshtë mungesa e dritës.
Si rrjedhojë, termeti nuk është vepër e keqe nga ana e Zotit, por thjeshtë mungesë e stabilitetit dhe qetësisë së tokës për disa momente.
Në këto sprovime pa dyshim se ka urtësi dhe kompensim hyjnor për besimtarët durimtarë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.