×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha nga Mitrovica: Koronavirusi është dënim nga Zoti, sepse nuk po lejoni që gratë myslimane t’i vendosin ferexhetë

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 9:41

    Imami kontrovers nga Mitrovica, Fatmir Latifi, i cili njihet për deklaratat e tij të çuditshme para besimtarëve gjatë ritualit fetar, ka shpjeguar tani edhe për virusin vdekjeprurës kinez koronavirusin (COVID-19).


    Imami Latifi po thotë se koronavirusi po vjen nga vet sjellja e burrave, pasi ata nuk lejuan që gratë myslimane të vendosin ferexhetë.

    Sipas tij edhe burrat tani kanë vendosur ferexhe, duke ironizuar me maskat e vendosura tek pjesa e gojës si masë kundër mbrojtëse ndaj virusit.

    “U qun pesh si lojshin myslimanët mi qit ferexhetë, Allahu i madh jau qoj tash edhe burrave, s’keni dashtë për gra tash edhe burrat me i qit maskat tonë me ferexhe”, ka thënë Latifi.

    Më poshtë keni edhe videon ku dëgjohet imami kontrovers duke thënë deklaratën çuditëse për koronavirusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!