Shpesh debatohet lidhur me Kombin dhe Fenë te Shqiptarët. Kombi apo Feja, cila është e para.
Drilon Gashi, hoxhë me profesion, për momentin i suspenduar nga Bashkësia Islame e Kosovës thotë se kombi është para fesë.
“Feja ka ardhur për shkak të kombit në kuptimin për të mirën e njerëzimit, për shkak të shoqërisë, në këtë aspekt kombi është para fesë, sepse vet feja thotë se nëse bien ndesh interesat fetare me interesat kombëtare, i jepen përparësi interesave kombëtare, sepse edhe vet feja ka ardhur për shkak të kombit, për shkak të njerëzimit për shkak të shoqërisë”, ka deklaruar hoxha nga Peja për emisionin NKosovë Show në First Channel, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se në këtë aspekt, feja thotë se kombi është përpara, sepse ka ardhur në shërbim të njerëzimit. /Reporteri.net/.
Për këtë çështje Hoxha flet nga minuta e 59-50 sekonda:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.