×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Omer Bajrami thotë se FaceApp është haram

    Reporteri
    18 Korrik 2019 | 22:00

    Hoxhë Omer Bajrami është duke konsideruar se aplikacioni që u bë viral duke mundësuar që të dukesh më i vjetër, është haram.


    Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këto aplikacione nuk janë në rregull në aspektin fetar.

    “Aplikacionet për ndryshimin e pamjes së njeriut nga pamja reale, qoftë duke e bërë atë më të ri apo më të vjetër, qoftë duke i shtuar apo duke i hequr ndonjë gjë, nuk janë në rregull në aspektin fetar. Keni kujdes!”, ka shkruar Hoxhë Omer Bajrami.

    Disa përdorues kanë pohuar se FaceApp automatikisht i ngarkon të gjitha fotot e telefonit tuaj në serverat e kompanisë, në momentin e parë që ju e përdorni këtë aplikacion.

    Sidoqoftë ekspertët e sigurisë kanë hedhur dyshime mbi këtë pretendim.

    Në pjesën e aplikacionit që i dedikohet përdorimit të informacioneve thuhet se, “aplikacioni mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!