×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxha Osman Musliu: Kurti bëri mirë që e mori vaksinën i pari

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 20:49

    Kryeministri Albin Kurti është personi i parë që e mori vaksinën anti-Covid në Kosovë.


    Për këtë mori edhe kritika, por kishte edhe mbështetje. Në këtë të fundit bën pjesë hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka thënë se Kurti me veprimin e tij ju ka dhënë kurajo qytetarëve.

    Ka ofruar siguri, ju ka dhënë njerëzve kurajo. E shoh si positive, nëse unë e marrë si hoxhë i pari vaksinë, ju heqi dyshimet xhamtit. Është dashtë me marrë edhe kryetari i shtetit e kryetari i Kuvendit”, ka deklaruar Mulla Osmani në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se do ta marrë vaksinën anti-Covid.

    “Dro nuk kam, e kam fenë e Zotit, nëse shkenca dhe bota e ka shpërnda, dhe nëse e merr kryeministri pse mos me marrë unë”, ka deklaruar Mulla Osmani.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!