×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: 7-8 persona në PDK e kanë ditur se është konfirmuar aktakuza për Veselin, ka qenë gjendje shoku për ne

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 20:56

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në një debat televiziv tha se vetëm një numër i vogël nga partia kanë qenë të informuar se Specialja ka konfirmuar aktakuzën për Kadri Veselin.


    ”E kemi ditë një ditë më herët. Kryetari Veseli ka pasë një komunikim me avokatin e tij. Ka qenë një gjendje e shokut, e vështirë njerëzore dhe emocionale. Lajmin e kemi ditë vetëm 7-8 persona të PDK-së”, ka thënë Hoxhaj në TV Dukagjini.

    Ai tha se 5 nëntori ka qenë ditë e vështirë për miqtë e Veselit.

    “Mendoj se atë ditë ka qenë gjendje e vështirë për neve si miq të tij dhe poashtu më e vështirë ditën e nesërme kur është dashtë të dorëzohet në EULEX. Ka qenë një situatë jashtë imagjinatës tonë”, tha Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!