Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur besimin se kthimi i Donald Trump në presidencën e ShBA-së mund të çojë në rritjen e stabilitetit në Ballkan. Hoxhaj tha se një administratë e udhëhequr nga Trump do të sillte një qëndrim më proaktiv për çështjet e pazgjidhura rajonale.
“Besoj se rajoni do të jetë më stabil dhe një administratë nën udhëheqjen e Trump do të jetë më e përkushtuar për stabilitetin në rajon. Do të ketë një vazhdimësi dhe një vendosmëri për të shtyrë përpara disa çështje të pambyllura në Ballkan,” tha Hoxhaj për A2CNN.
Hoxhaj po ashtu ka thënë se dëmi më i madh i Kurtit, dështimi për të përmbyllur dialogun gjatë administratës së Biden.
“Dëmi më i madh që qeveria Kurti i ka shkaktuar Kosovës është dështimi për të përmbyllur dialogun me administratën Biden, duke humbur kështu një mundësi historike. Mënyra më e mirë për të ndëshkuar Serbinë për agresionin e 24 shtatorit është anëtarësimi i Kosovës në NATO, që do të përbënte prioritetin më të lartë” – u shpreh Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.