×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari i Kuvendit

    Hoxhaj: Do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve të Qeverisë Kurti

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 18:37

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se qëndrimi amerikan është duke u përkeqësuar, derisa edhe aleatët kryesorë evropianë janë në kulm të pakënaqësive me Qeverinë Kurti.

    “Fakti që vendimi për tokat e manastirit shkoi huq, tregon për një amatorizëm dhe një moskoordinim eklatant me aleatët shtetbërës të Republikës së Kosovës.”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Facebook.

    Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, gjithashtu tha se deklaratat e pamatura dje, sot morën një dush të ftohtë, siç u shpreh ai.

    “Mosbesimi është thelluar aq shumë me aleatët, sa që diplomacia jonë është krejtësisht e izoluar dhe joefektive. Nuk po flitet më për njohje dhe anëtarësime në diplomaci me aleatët, po për dinarë e për kadastra! Kjo tregon që politika e jashtme është kthyer në ofiqari për dinarë e për kadastra.”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

    Në fund të reagimit të tij, Hoxhaj tha se përgjegjësia e plotë për këtë i takon kësaj qeverie, dhe u shpreh se “do mbesim pa aleatë me këtë ritëm të tmerrshëm të gabimeve!”. “Por, Kosova nuk do t’ia kthej shpinën aleatëve, por kësaj qeverie anti-historike.”, ka shkruar Hoxhaj në fund./Reporteri.net/

    Escobar: Kosova një partnere shumë e rëndësishme e SHBA-së, por zbatimi i vendimit të BQK-së ishte katastrofik

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!