×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: E shoh të pamundur Një koalicion PDK-LVV

    Reporteri
    29 Tetor 2024 | 23:47

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e sheh të pamundur një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe LVV-së pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025.

    Hoxhaj tha se mungesa e rezultateve nga Qeveria Kurti e pamundëson një gjë të tillë dhe jo dallimet që mundë të jenë ta patejkalueshme mes dy subjekteve politike.

    “Një koalicion në mes të VV-së dhe PDK-së në gjykimin tim e shohë të pamundur. Ndryshimi politik që ka ndodhë më 14 shkurt 2021, ka qenë ndryshim për të keq”, ka thënë Hoxhaj në Tëvë1.Ish- ministri i Jashtëm ka thënë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të udhëhiqet nga opozita.

    “Ndryshimi politik që duhet të ndodhë më 9 shkurt duhet të ndodhë për të mirë dhe qeveria e ardhshme duhet të udhëhiqet nga opozita.Kjo do të ishte në interes të vendit”, tha Hoxhaj.

    Për të ardhja e Kurtit në pushtet ka qenë aksident i cili sipas tij, nuk do të ndodhë më.

    Sipas tij, veriu i Kosovës është shndërruar në një platformë elektorale e jo shtetërore.

    Hoxhaj, tha se kjo platformë po e mban në pushtet kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë e ndërsa në Beograd presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin.

    “Veriu i Kosovës është një platformë mjerisht elektorale, jo shtetërore. Veriu është një platformë, e cila e mban në pushtet Albin Kurtin në Prishtinë, e Aleksandar Vuçiqin në Beograd. Dhe herët ose vonë njerëzit do ta kuptojnë se si duket ky tregimi për veriun”, tha ai.Ish-ministri i Jashtëm thotë se në veri sheh më shumë tani dezintegrim të komunitetit serb se vite më parë.

    “Kjo politikë, e cila është populiste, elektorale, të cilët njerëzit kanë dëshirë ta dëgjojnë nuk i përmbush pritjet e shtetit të Kosovës… Sot, kemi përfunduar në një situatë që në dy vitet e fundit unë shoh më shumë dezintegrim të komunitetit serb dhe më shumë presion të partnerëve tanë ndërkombëtarë… Është shkatërruar boshti të cilin ne e kemi ndërtuar shtetin sovran dhe të pavarur. Kurti këtë e bën për ta përmbysur Pakon e Ahtisaarit. Kush ka interes tjetër që të përmbyset kjo Pako e Ahtisaarit mbi të cilën ne e kemi shpallur Pavarësinë e Kosovës? Serbia. Këtu, pra politika e Albin Kurtit puqet me atë që e ndjekë Serbia”, deklaroi Hoxhaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!