Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se ka biseduar në telefon me këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.
Hoxhaj thotë se me të ka biseduar për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19, shkruan Reporteri.net.
Postimi i Hoxhajt:
Sapo zhvillova një telefonatë me mikun tim të mirë, këshilltarin kryesor të kancelares gjermane Angela Merkel, Jan Hecker.
Biseduam për situatën politike në Kosovë dhe rajon, si dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19.
Po ashtu, folëm për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe punën në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve tanë krahas me partnerët e BE-së.
Biseduam edhe për nivelin e ri të marrëdhënieve mes dy shteteve tona në muajt e ardhshëm.
Kosova është me fat që ka miq si Kancerlarja Merkel dhe Gjermania
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.