×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Fokusi i PDK-së mbështetja e bizneseve dhe krijimi i vendeve të reja të punës

    Reporteri
    03 Shtator 2019 | 14:00

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, sot gjatë ditës ka qëndruar në Prizren me ç’rast ka vizituar shtypshkronjën Vertigo në Prizren.


    Ai ka thënë se fokusi i partisë së tij do të jetë mbështetja e bizneseve dhe krijimi i vendeve të reja të punës, shkruan Reporteri.net.

    “Shtypshkronja Vertigo në Prizren është një biznes që ka punësuar shumë të rinj dhe të reja, e cila është nën udhëheqjen e Skender Kalës. Fokusi i PDK-së është mbështetja e bizneseve në mënyrë që të krijohen vende të reja të punës dhe të zhvillohet ekonomia. #DekadaeRe #PDK”, ka shkruar Hoxhaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!