Ushtruesi i detyrës së kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se as nuk e mendojnë se si do të zgjidhet presidenti e as nuk mendojnë për të hyrë në Qeveri.
Hoxhaj në një konferencë për medie tha se që nga dita e premte ka filluar një dramë për Kosovën dhe PDK-në dhe si rrjedhojë, nuk kanë as mundësi as ndonjë nguti që të mendojnë se në çfarë forme zgjidhet presidenti, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu rreth hyrjes në Qeveri, Hoxhaj deklaroi se nuk është as në hierarkinë e shqetësimeve të PDK-së.
“Ne jemi në një dramë dhe ajo dramë ka filluar të premten për Kosovën dhe PDK’në. Në këtë situatë ne nuk kemi as mundësi as ndonjë nguti që të mendojmë se në çfarë forme të zgjidhet presidenti. Ne presim që koalicioni qeverisës të jetë I qartë se si do të duket procesi i zgjedhjes së presidentit por nuk është shqetësimi i joni se kush e ka shpallur kandidaturën”, tha Hoxhaj. /Reporteri.net