×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj i përgjigjet Haradinajt: PDK nuk shantazhohet, s’e votojmë një president që izolon Kosovën

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 10:51
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka shkruar rreth çështjes së presidentit dhe pozicionit të PDK-së karshi këtij procesi, shkruan Reporteri.


    Hoxhaj ka thënë se si PDK janë të gatshëm që të ulen dhe të bisedojnë me çdo parti politike parlamentare që të tejkalohet kriza institucionale dhe vendi ta zgjedhë një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë.

    Por, Hoxhaj ka thënë se PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

    “Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.
    Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!
    Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj”, ka shkruar ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!