Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se iu takon partnerëve të koalicionit qeverisës të tregojnë se si e shohin ata zgjedhjen e presidentit.
“Ata të koordinohen mes vete dhe të kenë një qëndrim. Nuk mund të kenë tre partnerë të koalicionit, tri qëndrime të ndryshme. Ne si PDK këto dy-tri javët e fundit nuk kemi pasur luksin të diskutojmë temën e zgjedhjes së presidentit. Partnerët e koalicionit të flasin mes vete para se të kërkojnë vota nga PDK për presidentin”, tha ai, në TV Dukagjini.
Hoxhaj ka folur edhe për deklaratën e Haradinajt për huazim të votave.
“Haradinaj ka të drejt legjitime ta shpallë kandidaturën për president. Por nëse flitet për vota hua, Haradinaj duhet të na kthejë borxhin neve pasi PDK e ka bërë kryeministër në vitin 2017. Pos që na ka borxh neve i ka borxhe edhe LDK-së pasi edhe ata e kanë bërë kryeministër në vitin 2004”, ka thënë Hoxhaj.
Kreu i AAK-së e ka bërë të qartë qëndrimin e tij, se nëse partitë tjera nuk e votojnë për President, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.