×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Kemi një Qeveri e cila jo vetëm që nuk e ka njohur Kushtetutën, por vazhdimisht e ka mohuar dhe luftuar atë

    Reporteri
    09 Prill 2021 | 11:57

    U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka uruar 9 Prillin, që është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.


    Urimin e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, gjersa ka shtuar se fatkeqësisht, Kosova sot ka një shumicë parlamentare dhe një Qeveri e cila jo vetëm që nuk e ka njohur, por vazhdimisht e ka mohuar dhe luftuar misionin dhe funksionin e saj.

    “Madje, ky grup njerëzish që aktualisht qeverisin me vendin kanë ardhur në pushtet duke ndjekur rrugë dhe metoda antikushtetutese dhe paraqesin një rrezik permanent për rendin tonë kushtetues. Partia Demokratike e Kosovës, siç ka ditur që të jetë pjesë e procesit të themelimit e më pas edhe ruajtjes së saj, do të dijë edhe sot që gjithmonë të jetë e gatshme për ta mbajtur të paprekshme atë. Urime, Kosovë”, shkroi ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!