Kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar se flet shpesh në telefon me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin të cilët gjindet në Hagë, për shkak se Gjykata Speciale ju ka ngritur aktakuzat.
Ai ka thënë se bisedat që i zhvillon janë të karakterit njerëzor, pra si e kalojnë atje ditën, e jo për politikë.
“Kam fol me Thaçin e Veslein, bisedat janë të karaketerit njerëzor, si je, si po kaloni ditën, si e keni ushqimin”, ka treguar Hoxha në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka thënë se Veseli e Thaçi kanë karakter të forte dhe e përballojnë situatën në të cilën gjenden.
“Janë tema që i ndaj me anëtarë të PDK-së, por z.Veseli, z. Thaçi, z. Krasniqi, z. Selimi e të tjerët, janë njerëz me karakter të fortë dhe e përballojnë një situatë të tillë”, ka deklaruar Hoxhaj.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.