×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj komenton vizitën e Konjufcës në Hagë

    Reporteri
    25 Qershor 2022 | 0:01

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka komentuar vizitën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca në Hagë ku takoi ish- krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po mbahen në paraburgim, shkruan Reporeteri.net.

    Hoxhaj thotë se Konjufca me vizitën e tij ka treguar lidership.

    Në RTV 21, Hoxhaj tha pozitë e opozitë bëhen bashkë në temat që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe identitetin e shtetit. Këtu ai shton edhe se do ta përkrahin kryeministrin Albin Kurti nëse e ka përnjëmend negocimin me Serbinë.

    “Vizita e zotit Konjufca tregon se përkundër dallimeve që ne i kemi, si subjekte të ndryshme politike, tregon për një vetëdije shtetërore dhe tregon që për temat që kanë të bëjnë me të kaluarën tonë, me identitetin e të ardhmen tonë, qeveria dhe opozita do të jenë së bashku. Ne do të jemi bashkë me zotin Kurtin nëse ai e ka përnjëmend që do të negociojë me Serbinë. Do ta mbështesim. Sikurse zoti Konjufca ka treguar lidership me vizitën e tij”, tha Hoxhaj.

    Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!