Hoxhaj: Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejtë që është e mundur

Zëvendëskryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Konferencën e Gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll, ku është takuar shkurt me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe me ministrin e jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu.


Hoxhaj, ka treguar përmes një shkrimi në Facebook se ka pasur një bisedë të shkurtër me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i tha se Kosova duhet sa më parë të bëhet anëtare e OKB-së në mënyrë që të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i Hoxhajt në Facebook:

Kënaqësi të marr pjesë në Konferencën e Gjashtë të Ndërmjetësimit në Stamboll me ftesë të Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Një bisedë të shkurtër e pata me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, të cilit i thash se Kosova duhet të bëhet anëtare e OKB-së sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë që të ketë stabilitet dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu potencova se prezenca e UNMIK-ut në Kosovë tashmë është e panevojshme, sepse këto burime duhet të përdoren në zona të konfliktit, e jo në një vend politikisht të qëndrueshëm dhe të sigurtë siç është Kosova.

Në Konferencë, ku isha bashkë me ministrin Mahir Yağcılar, takova edhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Organizimi i një konference të tillë luan rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. /Reporteri.net/.