Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e shtypit është një e drejtë themelore dhe si e tillë nuk guxon të cenohet as të neglizhohet nga një shoqëri që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se pavarësisht sfidave, pengesave e telasheve nëpër të cilat kanë kaluar mediat në Kosovë, sot liria e shtypit është në nivelin më të lartë, krahasuar me mediat rajonit.
Megjithatë, sipas Hoxhajt, ka ende punë për t’u bërë drejt demokratizimit më substancial të shoqërisë dhe me këtë edhe të fuqizimit të medias e lirisë së tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.