×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Lirimi i kriminelit serb, dëshmi se Serbia po fyen viktimat e luftës në Kosovë

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 20:19

    Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka reaguar rreth lirimit nga burgu të njërit prej pjesëtarëve serb që u dënuan për vrasjen e 14 civilëve në Kosovë, përfshirë edhe fëmijëve.


    Ai ka thënë se Serbia po vazhdon të tallet me viktimat e luftës në Kosovë dhe lirimi i kriminelit serb është dëshmi për këtë.

    “Serbia në vazhdimësi po tallet me viktimat e luftës! Këtë e ka bërë në Bosnje e po vazhdon ta bëjë edhe me Kosovën! Këto ditë në Serbi është liruar nga burgu, tre vjet para përfundimit të dënimit, personi i cili është akuzuar dhe dënuar për vrasjen e 14 civilëve shqiptarë në Kosovë. Nga ky krim arritën të shpëtojnë pesë fëmijë, e në mesin e tyre edhe Saranda Bogujevci. Lirimi i kriminelit serb është dëshmi që Serbia po vazhdon të luaj me nervat e të gjithve në të gjitha planet, madje edhe atë ushtarak!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!