×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Meritë e PDK-së, miratimi i Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 20:22
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit.


    Kjo Pako u arrit të miratohej, falë votive që i dha PDK.

    Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakon Ekonomike që do t’i ndihmojë qytetarët e ka partia e tij.

    “Merita është e PDK-së për miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka thënë Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai thotë se miratimi i kësaj pako është vendimi i parë në kuadër të përgjegjësive që ka marrë si kryetar i PDK-së, por thotë meritën për kalimin e saj e ka shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza dhe ekspertët tjerë të partisë.

    Ai thotë se qasja e PDK-së nuk ishte kushtëzimi, por përmirësimi i Pakos, e cila do ta mbështet sektorin privat dhe qytetarin, dhe sipas tij me insistimin e PDK-së, vlera është rritur mbi 250 milionë euro.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!