×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Në Hagë, sot nuk filloi një proces gjyqësor kundër Thaçit, por kundër lirisë së Kosovës

    Reporteri
    09 Nëntor 2020 | 16:38

    Ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se sot në Hagë, nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës e pavarësisë.


    Enver Hoxhaj, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se në Hagë po gjykohet populli i Kosovës.

    Shkrimi i plotë:

    Në Hagë, sot nuk filloi një proces kundër Hashim Thaçit, por një proces gjyqësor kundër lirisë së Kosovës, pavarësisë, sakrificës së popullit tonë dhe luftës çlirimtare! Lufta jonë mbrojtëse u bë nga populli Kosovës! Atje po gjykohet populli i Kosovës!

    Hashim Thaçi, deri më sot iu ka prirë betejave. Asaj për liri, asaj për pavarësi, asaj për shtetndërtim. Kjo është beteja e radhës dhe jo e fundit që Hashim Thaçi do t’i prijë, për të dalë sërish fitues. Për të dalë fituese Kosova!

    Prandaj, paraqitja dijnitoze e Presidentit Thaçi në Dhomat e Specializuara për Kosovën është vazhdim i përpjekjeve të tij për forcimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

    E di që do ta mbash premtimin! Mirupafshim miku im!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!