×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj në Vjenë, takon eurodeputetin Mandl – Diskutojnë për liberalizimin e vizave

    Reporteri
    03 Shtator 2021 | 16:16

    Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj sot po qëndron në Vjenë, ku ka takuar mikun dhe eurodeputeti, Lika Mandl.


    Hoxhaj njofton tutje se u pajtuan se Bashkimi Evropian duhet të jetë me strategjik në rajon dhe të nis procesin e zhbllokimit të liberalizimit të vizave, shkruan Reporteri.net

    Postimi i plotë:

    “Në Vjenë sot pata një diskutim të mrekullueshëm me mikun tim, eurodeputetin Luka Mandl, mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

    U pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!