Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas ftesës nga Gjykata Speciale të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.
Hoxhaj me këtë rast ka thënë se kjo është thirrja e fundit për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së.
“Kadri Veselin e njoh mbi 30 vite. Ai është i njëjti edhe sot, si dikur – ushtar i vendit të vet, i lirisë dhe i pavarësisë së Kosovës. Thirrja nga Specialja është vetëm një betejë e fundit e padrejtë për t’i shërbyer Kosovës dhe luftës së pastër të UÇK-së. Veprimi prej burrështetasi sot, flet për Kadriun që e njohim të gjithë, i matur dhe i vetëdijshëm se fati i Kosovës është para atij personal “- tha Hoxhaj.
Numri dy i PDK-së tha se partia e tij i ka dalë zot Kosovës si në luftë ashtu edhe në paqe.
“Kosova dhe djemtë e saj do të dalin faqebardhë sepse krime ka kryer vetëm Serbia, dhe agresion kanë ushtruar forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Ne në PDK, jemi krenarë dhe besimplotë se sikur në luftë, edhe në paqe, dijmë t’i dalim zot Kosovës!”- shtoi Hoxhaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.