×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: PDK do të bëjë opozitë aq kreative sa që do të tejkalojë imagjinatën dhe pritshmëritë e njerëzve

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 21:43

    Kreu i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia e tij do të jetë opozita e vetme në Kuvendin e Kosovës.

    Ai thotë se LDK ia bëri votat VV-së dhe se ia plotësoi dëshirën Albin Kurtin, që të ketë në kontroll edhe postin e Presidentit.

    “PDK do të bëjë opozitë aq kreative sa që do të tejkalojë imagjinatën dhe pritshmëritë e njerëzve”, deklaroi Hoxhaj në T7.

    “Kur je në pushtet përfaqëson të gjithë qytetarët. Tani përfaqësojmë interesa të segmenteve të caktuara të popullsisë. Zotëri Kurti në këto tre javët e fundit po dështon dhe po dështon thellë. Nuk mendoj që ai është i vetëdijshëm për sfidat që e presin.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!