Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar mbrëmë kryesitë e degëve në Suharekë dhe Dragash.
Gjatë bashkëbisedimit me kryesitë e këtyre degëve, Hoxhaj ka folur në lidhje me konstruktivitetin e PDK-së, për të mos qenë asnjëherë opozitë e qytetarëve dhe shtetit, por vetëm e pushtetit.
“Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, me masat e propozuara nga PDK, do të ndihmojë qytetarët dhe bizneset që të tejkalojnë më lehtë këtë periudhë të pandemisë. Ju siguroj që Partia Demokratike e Kosovës do të veproj gjithmonë në interes të qytetarëve dhe në të mirë të shtetit”, ka thënë ai.
Kryesitë e degëve të PDK-së në Suharekë dhe Dragash, i kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë vendimit të fundit të Kryesisë Qëndrore për votimin e Pakos së Rimëkëmbjes dhe për të gjitha zhvillimet tjera politike, në të cilat gjendet Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.