×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: PDK gati për fitore e përgjegjësi të reja

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 19:04

    Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj pas takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së të mbajtur sot ka thënë se partia e tyre është gati për fitore e përgjegjësi të reja.


    “Takimi i Këshillit Drejtues të PDK-së. Gati për fitore të reja politike. Gati për përgjegjësi të reja para qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Po sot kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se PDK do të ofrojë platformën më të mirë për qytetarët.

    “Ne jemi gati për zgjedhje, ashtu siç është vizioni ynë, i prezantuar në procesin e brendshëm zgjedhor, Dekada e Re, për t’u përgjigjur ndaj sfidave të zhvillimit, procesit integrues dhe të ardhmes së të rinjve tanë këtu”, theksoi Veseli.

    Veseli potencoi po ashtu se PDK si çdoherë është e gatshme të shtyjë tutje suksesshëm agjendat zhvillimore të vendit dhe agjendat integruese.

    “Ne kemi ofruar zgjidhje për çështjet më madhore dhe më sfiduese për vendin tonë, me oferta dhe vendimet më të mira, duke kontribuar në të gjitha proceset që vendin tonë e bëjnë shtet me institucione demokratike dhe perspektivë euro-atlantike. Por, ne jemi gati që të marrim përgjegjësi për ta rritur ekonominë, si dhe vendin ta integrojmë në familjen e madhe evropiane” , theksoi ai, pa treguar se a synon ai që të marrë postin e kryeministrit.
    Kujtojmë se të gjitha partitë po deklarohen se janë të gatshme për zgjedhje, por ende nuk dihet se kur do të mbahen ato.

    Presidenti Thaçi ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të nis siç ka thënë takimet dhe konsultimet me partitë për të diskutuar për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj, por nuk ka përmendur caktimin e datës së zgjedhjeve siç kërkojnë me ngulm disa nga partitë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!