×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: PDK-ja pësoi tronditje dhe tërmet me shkuarjen e Veselit e Thaçit në Hagë

    Reporteri
    06 Dhjetor 2020 | 21:16
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Enver Hoxhaj i cili ka marrë detyrëne kreut të PDK-së, pas shkuarjen në Hagë të Kadri Veselit, ka thënë se partia e tyre i ka përjetuar rëndë zhvillimet e Speciales, e cila ngriti aktakuë edhe ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e të tjerëve.


    “E kemi përjetu si një tronditje dhe tërme, shkuarjen e Veselit dhe Thacit në Hagë, e kemi përjetu shumë vështirë dhe rëndë. Dy javët e para si parti kemi qenë në shok”, ka thënë Hoxhaj në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka thënë se pas javës së tretë si parti nisën të “marrin” vet vetën pas zhvillimeve të Speciales dhe u angazhuan të kalojnë Proejtkglisjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

    Hoxhaj ka deklaruar se miratimi i këtij ligji ka qenë meritë e PDK-së dhe arritura më e madhe për vendin gjatë këtij viti.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!