×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj porosit nga Washingtoni: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 23:12

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington, D.C., ka takuar zëvendës-drejtorin e lartë për Evropë, John Erath dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley, të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së.


    Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut.

    Ai ka theksuar se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

    Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyçe për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!