×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj: Qeveritë Hoti dhe Kurti po dështojnë para propagandës serbe për monumente kulturore dhe fetare

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 17:12

    U.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se që nga shpallja e pavarësisë, Serbia është përpjekur të krijojë imazhin se monumentet kulturore dhe fetare të pakicës serbe në Kosovë janë të rrezikuara, gjersa ka shtuar se kanë parandaluar vlerësime të tilla nga institucione me reputacion dhe se u janë përgjigjur me diplomaci aktive dhe mbështetjen e partnerëve tanë.


    Tutje ai ka shtuar se, Qeveritë Hoti dhe Kurti po dështojnë para propagandës serbe për monumentet kulturore dhe fetare në vend.

    “Ka qenë një fushatë mediatike dhe diplomatike të nxitur nga Beogradi që disa muaj në lidhje me pozicionin e Kishës Serbe në Kosovë dhe qëllimi është shumë i qartë, përveç qeverisë aktuale që nuk e kupton atë dhe nuk ka ide se si të përgjigjet”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook.

     

     

     

    
    

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!